#rtvora
KQZ publikoi paraditen e së mërkurës të dhënat paraprake mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit duke thënë se në votime morën pjesë 22.97 % e numrit të përgjithshëm të zgjedhësve. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Partia Demokratike.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD, Ivi Kaso tha se të dhënat e publikuara nga KQZ janë mashtrim, duke shtuar se pjesëmarrja reale në votime ishte 15 përqind.
Kaso u shpreh komisionerët mbushën kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin.
Ivi Kaso: "Të dhënat e sotme janë mashtrim. Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.
Pjesëmarrja reale ne votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit është 15 përqind. Mbushja e kutive për t'i dhënë Edi Ramës oksigjen, nuk e ndryshon dot faktin se shqiptarët panë se gjatë gjithë ditës, veçanërisht pas mesditës, qendrat e votimit në të gjithë vendin. Ishin pothuajse bosh."
Kaso tha se për të manipuluar rezultatin e 30 qershorit, KQZ zhduku transparencën nëpërmjet dy mekanizmave:
1. Më 30 Qershor të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin onlinë të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
2. Gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet.
Ndërsa theksoi se është e paprecedentë, që në fund të procesit të numërimit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pd-denoncon-te-dhenat-e-kqz-mashtrim
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz