Report TV - Ekskluzive/Drejtësia e re, 16 njerëzit për 12 vende në kupolën e gjyqësorit

Report TV 2018-08-03

Views 1

Zyrtarizohen 16 kandidatë për 12 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy organet më të rëndësishme të drejtësisë së re. Kandidatët, pjesë e grupit prioritar prej 57 subjektesh, kanë kaluar me sukses sfidën e trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale, duke u konfirmuar në detyrë si prokurorë dhe gjyqtarë, por edhe duke u zyrtarizuar në të njëjtën kohë si kandidatë për anëtarë të kupolës së drejtësisë së re. Kandidatët për 6 vende vakante në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë Medi Bici, Alma Brati, Ilir Toska, Nertina Kosova, Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Dritan Hallunaj, Manjola Xhaxho dhe Marcela Shehu. Kandidatët për gjashtë vende vakante për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë Anila Leka, Antoneta Sevdari, Besnik Muçi, Dritan Prençi, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri dhe Vat Staka. Për Këshillin e Lartë Gjyqësor ishin 13 kandidatë, por vetëm 9 prej tyre mundën të kalonin rrjetën e Vetingut, ndërsa për Këshilli e Lartë të Prokurorisë ishin fillimisht 18 kandidatë, por vetëm 7 kandidatë kanë kaluar deri më tani sfidën e Vetingut. KLGJ dhe KLP përbëhen nga 11 anëtarë. Nga pesë anëtarë, pra 10 gjithsej, janë zgjedhur nga parlamenti, ndërsa nga gjashtë anëtarë, pra 12 gjithsej, do zgjidhen nga gjyqësori në mesin e 17 kandidatëve të lartpërmendur.

Procesi i zgjedhjes

Gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të zgjidhen tashmë nga mbledhja e përgjigjeve e gjyqtarëve në të gjitha nivelet. Kryetari i Gjykatës së Lartë, në rastin konkret Xhezair Zaganjori thërret Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ nga mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve është i fshehtë dhe individual. Në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave.

Share This Video


Download

  
Report form