Report TV - Akuzat për dhëndrin, Sejdini për Report Tv: Të flasë drejtësia

Report TV 2018-05-03

Views 4

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini ka komentuar për Report Tv akuzat në adresë të dhëndrit të tij Sokol Sanxhaktari i skeduar si pjesë e një grupimi kriminal në qytetin e Elbasanit. I pyeturt nga gazetarja Esiona Konomi nëse ai po mbronte dhëndrin e tij duke përdorur pushtetin dhe pozicionin politik në PS, Sejdini tha se drejtësia është e lirë të bëjë hetime.

"Nuk mbroj askënd. Të flasë drejtesia", ishte përgjigjia e Sejdinit për akuzat në adresë të dhëndrit të tij. Emri i dhëndrit të Sejdinit u lakua si pjesë e grupit që goditi makinën e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi mbrëmjen e 18 shtatorit kur po ushtrohej kontroll për makinat luksoze dhe personat në kërkim. Policia arrestoi si autor të ngjarjes Enea Bekteshin, shok me Sokol Sanxhaktarin, i cili drejtonte automjetin "Audi" të blinduar në pronësi të biznesmenit Petrit Çela.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS