Report TV - "Drejtësia", Meta: Kemi arritur konsensus për 90% të paketës

Report TV 2016-03-08

Views 3

Konsensusi është e vetmja rrugë për reformën në drejtësi, sipas kryeparlamentarit Ilir Meta. Pavarësisht se mbledhja e parë e komsionit të reformës pas rekomandimeve të Venecias dështoi, për Metën palët kanë kanë gjetur gjuhën për 90% të saj. Për 10% -shin e mbetur , duhet vetëm durim dhe ndoshta ndihma e Euralisu dhe Opdat.

"Të gjithë kanë shprehur mendimet e tyre. në këtë kuadër jam i bindur që të gjithë duhet të punojnë për ta përfunduar me sukses miratimin e paketës kushtetuese për reformën e drejtësisë. Baza e konsensusit është shumë e gjerë, buron nga vullneti i më shumë se 90% e shqiptarëve për të shkundur sistemin e drejtësisë përmes një reforme të thellë. Të gjithë vlerësojnë raportin e Venecias si bazë referimi dhe çertifikimit të standardeve më të mira evropiane. Duhet më shumë vullnet për të qenë më racional, të bëjmë një interpretim objektiv të rekomandimeve të Venecias, kemi ende kohë, besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur këtë?,- tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form