Ersild Gorari,një punonjës i hipotekës së Korçës i vënë nën akuzë për ?Shpërdorim detyre? ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë dhe të tregojë të gjithë skemën e korrupsionit dhe falsifikimit tëçertifikatave të pasurive në hipotekën e Korçës. Fillimisht çështja penale ka nisur kundër tij, por pasi punonjësi i hipotekës Gorari është penduar dhe ka pranuar të flasë për prokurorinë, dosja penale është tërhequr nga gjykata e Korçës dhe çështja ka vijuar duke kryer një sërë veprimesh hetimore shtesë. Këtë herë në ndihmë të hetimit të prokurorisë ka qënë dhe dëshmia e punonjësit Ersild Gorarit, i cili nërrëfimin e tij ka dhënë të plotë skemën e korrupsionit që kryenin zyrtarët e hipotekës së Korçës.Nga verifikimi në sistem është konstatuar se zyrtarët e hipotekës Korçë pajisnin me çertifikata pasurie, qytetarë të cilët nuk kishin aplikuar asnjëherë dhe s?kishin bërë ndonjë pagesë për këtë shërbim.
Për më tepër që zyrtarët zhduknin nga arkiva e hipotekës rregjistrat hipotekorë, duke i marë me vete lokale dhe në shtëpi dhe ja lënë në dorë të personave të panjohur në rrugë e lokale, të cilët plotësonin çertifikatat e pasurisë dhe firmosnin ato, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e përgjegjësisë edhe nëse do kryhej ekspertim grafik i shkrimit. Hetimi ka zbuluar se kartelat e pasurisë është konstatuar se në një pjesë të tyre ka ndërhyrje të bëra nga Ersild Gorari apo zv/kryeregjistruesja Arsidesa Hysi dhe në shumicën e rasteve, kartelat dhe certifikatat janë plotësuar fiktive, pa u regjistruar në sistem, raste që janë në një masë shumë të madhe.