Vettingu/ Para KPK-së gjyqtarët Hallunaj e Malaj dhe prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit

Report TV 2018-07-31

Views 1

Kanë dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Gentian Osmani. Në seancën dëgjimore të gjyqtarit Artur Malaj, ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM-së, i cili ka pyetur disa herë për mënyrën sesi gjyqtari Malaj ka firmosur një kontratë, më pas ka marrë një kredi, është përballur me Vettingun. Para KPK-së ka dalë edhe prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, i cili ka qënë njëri prej tre emrave kryesorë të prokurorëve që kërkuan arrestimin e ish-ministrit Tahiri. Sipas DSIK, Osmani është i përshtatshëm për të qënë prokuror, duke u vlerësuar mirë edhe nga ana profesionale.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Suela Zhegu dhe Genta Tafa (Bungo), ka zhvilluar në fillim seancën dëgjimore për Hallunajn. KPK ka zhvilluar hetimet në të trija shtyllat e hetimit për Hallunajn, pastërtinë e figurës, aftësinë profesionale dhe pasurinë.

Share This Video


Download

  
Report form