Gjirokastër/ Turizmi nuk njeh stinë, 20 mijë të huaj më shumë se në 2017

Report TV 2018-07-30

Views 0

Numri i turistëve kryesisht ata të huaj, ka njohur rritje në 6 muajt e parë të këtij viti në qytetin e Gjirokastrës. Burime nga Drejtoria Rajonale Kulturës Kombëtare, Gjirokastër bëjnë të ditur se ka pasur një boom turistik në 6 muajt e parë të këtij viti, ku numërohen 20 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Gati 80% e turistëve që vijnë në Gjirokastër janë ditor.

Interes të madh këtë vit ka pasur nga Europa Lindore dhe më shumicë nga Polonia, Rusia, Ukraina, Çekia etj. Ndërkohë që nga perendimi më shumë nga Mbretëria e Bashkuar, Austria, Gjermania, Italia. Turistët perëndimorë janë ata që bujtin 1 ose 2 ditë në qytet, duke zgjeruar vizitat jo vetëm në qytet, por edhe në sitet arkeologjike si në Teatrin e Adrianopolis dhe atë të Antigonesë.

Ndërsa kalaja e Gjirokastrës ngelet destinacioni nr. 1 i turistëve. Sipas drejtorit të Muzeumeve në kala, Besnik Shehu, turistët kanë shprehur shumë interes për historinë e qytetit, etapat e tij në periudha të ndryshme kohore.

Turistët që vijnë në qytetin e Gjirokastrës nuk janë thjesht turistë kalimtarë por janë turistë që kanë lexuar për historinë dhe kulturën e Gjirokastrës. Për 3 muzeumet që janë vendosur në kala, shfaqin një interes të veçantë. Duke hyrë në muze ata marrin informacion për historinë dhe emrin e qytetit.

Besnik Shehu, Drejtori i Muzeumeve, kalaja e Gjirokastrës

Share This Video


Download

  
Report form