Report TV - ​Gjirokastër,turizmi në ditë të mbara 3500 turistë më shumë se vjet

Report TV 2017-10-24

Views 0

Fluksi i turistëve të huaj ka njohur rritje me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm për 6 mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve të huaj është 22 mijë.

Sipas specialistëve të kulturës në Gjirokastër, janë 3500 vizitor më tepër se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Albert Kasi, kjo shifër bëhet fjalë vetëm për vizitorët e huaj duke përjashtuar ata vendas që janë më shumë në numër.

?Kemi shifra interesante për numrin e turistëve në kalanë e Gjirokastër, dhe janë 300-3500 turistë më shumë se vitin e kaluar. Origjina e tyre është e ndryshme, kemi nga të gjitha vendet e botës. Kryesisht nga perëndimi, po ka edhe nga Polonia, Çekia, Rusia?, shprehet Kasi.

Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, interes kanë shfaqur edhe turistët nga Europa lindore si Polonia, Rusia, Hungaria, Ukraina, gjithashtu turist ka pasur edhe nga Amerika Jugore dhe ajo Qendrore si Meksika, Hondurasi etj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS