Gjirokastër - Prezantohen 4 projekte të rëndësishme për qytetin e Gjirokastrës, të cilat synojnë ta kthejnë këtë qytet në një destinacion turistik, jo vetëm për Ballkanin.
Projektet përfshijnë rikonstruksionin e Parkut të Viroit, ndërtimin e pedonales prej Liqenit të Viroit deri tek Varrezat e Dëshmorëve, rivitalizimin e zonës muzeale të qytetit dhe rikonstruksionin e rrugës pranë shtëpisë së Kadaresë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ,Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj,deklaroi se faza e parë e këtyre projekteve kap vlerën e 4.2 milion dollarëve, plus 500 mijë dollarë për terrene sportive.
"Ka gati 20 vite që ayteti i Gjirokastrës ka marrë pothuajse asgjë nga investimet publike. Është hera e parë në 24 vjet që qyteti merr një paketë investimesh publike të integruar, e cila ka si synim rritjen e turizmit në qytetin Gjitokastrës, pra kthimin e qytetit të Gjirkastrës në një destinacion ballkanik, evropian, botëror. Është qytet unik. Brenda pot ë njëjtës paketë ka 33 rrugë dhe rrugica të qytetit të Gjirokastrës që do të kthehen në identitet, duke u fokusuar tek tradita e vjetër e gur-gdhëndësve dhe duke integruar në infrastrukturën nëntokësore.", ka shprehur ministri Ahmetaj.
Përfundimi i këtyre projekteve parashikohet të bëhet brenda 1 viti e gjysmë, ndërkohë që për qytetarët gjirokastritë janë premtuar dhe disa projekte të të tjera për vitin 2015.