Samiti i Vjenës, Ahmetaj: Mes vendeve të rajonit projekte konkrete, Shqipëria me 4 propozime

Ora News Lajme 2015-08-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në tryezën e përbashkët të ministrave të Ekonomisë dhe të Jashtëm në Samitin e Vjenës është diskutuar për projekte të rëndësishme mes vendeve të rajonit. Per ministrat ekonomisë fokusi i diskutimeve ishte ai i ndërtimit të dy atuostradave asaj Adriatiko-Joniane dhe Durrës-Prishtinë-Nish si dhe gjetja e financiamve të tyre. Ndërsa ministrat e Jashtëm kanë rënë dakort se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbejnë pengesë për proceset integruese të vendeve të rajonit.
Vjenë-Projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe gjetja e mënyrave të financimeve ishte cëshja kreysore e diskutuar në panelin e ministriave të ekonomisë në Samitin e Vjenës. Ministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj tha se aktualisht mes vendeve të Rajonit ka projektet konkrete sic është ai i 2 autostradave, asaj Adriatiko-Joniane dhe Durrës-Prishtinë-Nish. Në vjeshtë pritet të nis studimi i fizibilitet ndërkohë që sfidë mbetet gjetja e financimeve për këto projekte të rëndësihme infrastukturore. Sa i përket avancimit të nismës së Ballkanit Perëndimor, Ministri Ahmetaj shtroi katër propozime kryesore të qeverisë shqiptare:
Së pari që çdo projekt të ketë një koordinator rajonal të niveli të lartë për të ndjekur cdo hap të realizimit të projektit,
Së dyti, Ahmetaj ka propozuar idenë e kryeministrit Rama për ngritjen e unionit ekonomik rajonal.
Propozimi I tretë lidhur me financimin e fizibilitetit, ku vendet e Ballkanit nuk mundësi të financojnë prandaj do të duhet ndihma e BE në gjetjen e mekanizmave inovative financimi.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/ahmetaj-mes-vendeve-te-rajonit-projekte-konkrete-shqiperia-me-4-propozime/

Share This Video


Download

  
Report form