Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Zvërnces është organizuar mbrëmjen e së shtunës koncerti ?Tingujt e jetës mes tokës dhe detit?. Në koncert interpretuan artistë shqiptarë dhe muzikantë të huaj ndërsa i pranishëm ishte Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Tingujt e kitarës dhe pianos si dhe peisazhi mbreslënës mblodhën mbrëmjen e së shtunës me dhjetra vizitorë në ishullin e Zvërnecit.
I pranishëm në koncertin ku morën pjesë artistë të larguar nga Shqipëria dhe muzikante te huaj ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli tha se falë investimeve të kryera Zvërneci është kthyer në një destinacion turistik
Dritan Leli: Sjellim për herë të parë një piano në ishull, me një orkestër simfonike me muzikantë nga të gjithë shqiptarët e larguar ose nga ata që jetojnë këtu.
Pjesë e organizimit të koncerit ? Tingujt e jetës mes tokës dhe detit? ishte edhe konsullja e Italisë në Vlorë Luana Alita Micheli.
Luana Alita Micheli: Jemi shume te emocionur që do të organizojmë këtë mbrëmjë ku do të dhurojmë muzike të bukur për të gjithë të ftuarit jemi në mesin e qetësisë së natyrës dhe kjo përkon më së miri me muzikën e një artisi të madh sic është Aulon Naci
Në koncertin që u udhëhoq nga dirigjenti spanjoll Ricardo Casero interpretoi artisti shqiptar rezident në Itali Aulon Naci, sopranoja Nina Muho si dhe muzikantë të tjerë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zvernec-tingujt-e-jetes-mes-tokes-dhe-detit