Manastiri i Zvërnecit është kthyer mbrëmë në një skenë e një koncerti simfonik, që ka argëtuar turistët vendas e të huaj. Koncertin e rrallë për këtë ishull e ka ndjekur edhe kryeministri Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, Linda. Manastiret janë vende mistike. Pak kush do të donte t?i vizitonte natën. Por një grup artistësh të zhanreve të ndryshme kanë rrëzuar të gjitha mitet, duke elektrizuar shpirtrat e turistëve në Manastirin e Zvërnecit me koncertin ?Tinguj jete mes Tokës dhe Detit?.
Vizitorët nuk kanë qenë të zakonshëm. Kryeministri dhe bashkëshortja e tij kanë ndjekur këtë koncert së bashku me zyrtarët lokalë e dhjetëra të tjerë, vendas e të huaj, që kanë ndjekur me kërshëri këtë event. Ky aktivitet është një ndër dhjetëra të tilla që bashkitë dhe qeveria po organizojnë për ta bërë sezonin turistik tërheqës për ata që zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri.