Ora News - Rama “bllokon” Strasburgun, Bardhi: Propozoi 5 herë kunatin e Xhafës

Ora News Lajme 2018-07-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi akuzoi Kryeministrin se prej dy vitesh mban peng gjyqtarin e Strasburgut duke u përpjekur për të dërguar një emër të kontrolluar me synimin që ta përdor kundër qytetarëve. Bardhi theksoi se për të pestën herë radhazi, Rama ka propozuar kunatin e Fatmir Xhafajt, Sokol Berberin e sot si zëvendësuses thotë ai dërgon Darien Pavlin, që punon në fondacionin Soros. Partia Demokratike sot i kërkoi edhe organeve të vettingut,të japin përgjigje për akuzat se gjyqtari Ardian Dvorani i ka shërbyer krimit të organizuar duke ndihmuar bandën e Agron Xhafajt.

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se prej 2 vitesh ka bllokuar emërimin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Sipas këshilltarit ligjor, Gazmend Bardhi, qeveria dergon emra qe i ka nën kontroll me synimin që t?i përdorë ato kundër interesave të qytetarëve shqiptarë në Strasburg.

Gazmend Bardhi: Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë. Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut.

Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë. Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-rama-po-mban-peng-gjyqtarin-ne-strasburg-me-kunatin-e-xhafaj-dhe-soros

Share This Video


Download

  
Report form