Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Demokratët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar emërimin e gjyqtarit shqiptarnë Gjykatën e Strasburgut për 2 vjet për shkak se nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit.
Gazmend Bardhi: Pavarësisht refuzimit disa herë nga Këshilli i Evropës të standardit të përzgjedhjes politike dhe korruptive të kandidatëve për gjyqtarë, Edi Rama nuk heq dorë.
Për të pestën herë propozon si kandidat për gjyqtar në Strasburg kunatin e Fatmir Xhafës, Sokol Berberin, që është refuzuar me votë disa herë nga Këshilli i Europës dhe i është shmangur vettingut.
Edi Rama po shpërblen edhe Fondacionin SOROS për ndihmën e vyer që i dha për projektin e kapjes politike të sistemit të drejtësisë.
Kandidati tjetër alternativ që propozon Qeveria Shqiptare për gjyqtar në Strasburg është Darien Pavli. Si drejtues i SOROS, ka qenë Koordinator i Sekretariatit Teknik që ndihmoi Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të hartonte paketën ligjore të kapjes së drejtësisë.
Këshilltarit ligjor i PD, Gazmend Bardhi, në një dalje për mediat nga selia blu tha se nëpërmjet dërgimit të personave të kontrolluar prej tij, Rama synon t?i përdorë ato në kundër interesave të qytetarëve shqiptarë në Strasburg.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-rama-po-mban-peng-gjyqtarin-ne-strasburg-me-kunatin-e-xhafaj-dhe-soros