Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI-së thotë se është vetë Rama i nguli thikën Fatmir Xhafës i regjistroi dhe nxorri audiopërgjimin
"Mbrojtja që i bëri ministrit të Brendshëm nuk ka të bëjë me ministrin e Brendshëm, sepse ishte ai që ia nxorri dhe e regjistroi Fatmir Xhafën. Ishte ai që ia nguli thikën Fatmir Xhafës dhe thotë sot do të mbaj. Sepse do të mbaj vëllanë tim.. Parlamenti është në duart e bandës dhe të krimit të organizuar. Parlamenti ka vdekur dhe ne jemi këtu tia kujtojmë Edi Ramës se parlamenti ka vdekur. Largimi i Edi Ramës është hapja e negociatave. Pa largimin e Edi Ramës s'ka hapje të negociatave"
Kryemadhi nuk ka asnjë dyshim që audiopërgjimi është i vërtetë, por për të shqetësimi më i madh është se si vëllezërit e kryeministrit dhe ministrave po shfrytëzojnë institucionet për tu pasuruar.
"Audiopërgjimi është shumë i thjeshtë . Kur ndodhi ngjarja e Kukësit prokuroria bëri deklaratë dhe u angazhua. Shpresojmë që dhe për të vërtetuar autencitetin që muk kam asnjë lloj dyshimi që është i vërtetë, nuk më shqetëson fare kjo. Nuk është këtu problemi, problemi është kapja e institucionit të shtetit. Vëllai i zotit Xhafaj do përgjigjet para ligjir, por problemi është që vëllai i kryeministrit apo i ministrave apo shfrytëzojnë institucionet shtetërore për tu fuqizuar pasuruar dhe varfëruar popullin. Se çfarë ka bërë Agron Xhafaj në jetën e vet do të mbajë përgjegjësi ai dhe institucion që nuk ka zbatuar urdhrin. Problemi është Olsi Rama e Agron Xhafaj a po përdorin institucionet shtetërore, bizneset shqiptare për të pastruar paratë e drogës që janë në Shqipëri. Ky është problemi."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-duhet-te-shkoje-ne-burg-i-pari