Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike, është e pa lekundur në qendrimin e saj për të mos dhënë votë pro, për të ashtuquajturin ?ligji për shkollën e magjistraturës? kjo edhe pas thirrjes së ambasadës së Bashkimit Europian apo SHB A. Në një intervistë për Ora News deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se propozimet e socialistëve janë në kundërshtim me kushtetutën.
Enkelejd Alibeaj: Unë personalisht kërkoj të zbatohet Kushtetuta siç zbatohet në Amerikë. Çdo ligj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Edhe ligji për magjistraturën. Ligjet të zbatohen dhe shkruhen sipas konsensusit të madh të 21-22 korrikut ku amerikanë dhe europianë na përshëndetën.
Në referencë të kushtetutës së miratuar me konsensus dy vite më parë, nënkryetari i Komisionit të Ligjeve thotë se kompetencën për shkollën e magjistraturës e ka Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë dhe nuk mund të bëjë emërimin e magjistratëve të rinj KLD dhe kreu i organit të akuzës Arta Marku, e kundërshtuar në vazhdimësi nga opozita.
Enkelejd Alibeaj: E mbani mend çfarë thoshte ambasadori amerikan për prokurorinë e përgjithshme dhe KLD. Nuk ndëshkojnë gjyqtarët e prokurorët. Kjo me të drejtë. Po si mund të kthehemi sot në antivlera të para katër viteve kur nisëm reformën në drejtësi?! Mos ndoshta rikthimi në këto antivlera do të thotë pranimi i dështimit të reformës në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-e-vendosur-kunder-magjistratures-te-zbatohet-kushtetuta