Ora News – Basha: PD i bashkohet protestave kundër importit të plehrave

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se mafia e plehrave qëndron pas vendimit të ligjit që i hap rrugë importit. Gjatë një takimi në degën Nr.5 në Tiranë, Basha parashtroi disa pyetje se pse lejohet tani importi.
Ai tha se Partia Demokratike do të mbështesë qytetarët në këtë përballje, jo si kalkulim politik por për t?i dhënë zë zërit qytetar, një praktikë që do ta instalojë në vendimmarrje të rëndësishme në qeverisjen e saj nesër.
Basha: Cili është problemi kryesor me pushtetin sot? Është papërgjegjshmëria totale. Pse tre vite më parë e ndaloi importin e mbetjeve dhe sot e lejon? Pse? Mbrapa kësaj qëndron mafia e plehrave. Nuk ka asnjë arsye tjetër që një njeri të shkelë kaq hapur fjalën që iu dha vetë qytetarëve, që kishin mbledhur firmat bashkë me të për të rrëzuar ligjin dhe sot jo vetëm iu riktheu ligjin por iu mohon edhe të drejtën për t?u shprehur me votë. Dhe do ta mohojë këtë të drejtë deri sa të kuptojë që përballet më një mur të vendosur të refuzimit dhe të protestës qytetare që fillon të shtunën me 1 tetor, dhe për këtë tmerri e ankthi e kapi siç e patë që në Parlament.
Në bashkëbisedim me demokratët e Degës Nr.5, z. Basha theksoi se Edi Rama është sot në panik pasi e kanë braktisur qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-mbeshtetje-protestave-per-mbetjet-jo-per-kalkulim-politik/

Share This Video


Download

  
Report form