Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shoqëria Civil ka vijuar qëndrimin e saj me protesta kundër ligjit që i hap rrugë importit të plehrave. Ata paralajmërojnë protesta maratonë në datën 24 nëntor kur parlamenti pritet të shqyrtoj dekretin e presidentit.
Shoqëria Civile ka protestuar përpara kryeministrisë për të kundërshtuar importin e mbetjeve në vendin tonë. U zgjodh data 15 nëntor që përkon me protestat masive kundër armëve kimike, për të paralajmëruar se reagimi qytetarët do të jetë i njëjtë edhe kundër ligjit të mbetjeve
Artur Zheji: Është e qartë për të gjithë se tani është një ligj horash dhe këta djem dhe vajza e duan Shqipërinë më shumë se klasa politike shqiptare.
Në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët janë shprehur edhe më herët se do të mbështesin revoltat qytetare kundër ligjit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqeria-civile-protesta-perpara-kryeministrise-kunder-importit-te-plehrave/