http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aleanca kundër Importit te Plehrave del proteste. Ata jane kunder nje deklarate te pak diteve me pare te ministrit te Mjedisit Lefter Koka se mund te shihet mundesia e rishikimit te ligjit qe ndalon importin e mbeturinave me qellim riciklimin. Aleanca i ben thirrje kryeministrit Rama, te distancohet e të mos lejojë asnjë anëtar të kabinetit të tij të marrë nisma të tilla. Sipas kësaj aleance, kjo nismë është në kundërshtim jo vetëm me perspektivat e vendit, por edhe fyes për qytetarët shqiptarë.Sipas Lavdosh Ferrunit, përmirësimi i infrastrukturës për sjelljen apo përpunimin e mbetjeve nuk zbeh faktin se ato janë plehra dhe dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin e të gjithëve ne. E në fakt, vendimi i parë që morri kabineti Rama në mbledhjen e parë të qeverisë ishte pikërisht moslejimi i importit të mbetjeve në territorin tonë.