http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra qytetare e përfaqësues te shoqërisë civile, protestuan para Parlamentit, kundër miratimit te ligjit per importin e mbetjeve ne Shqipëri. Per me shume se nje ore, aktivitetet lëshuan thirrje kundër lejimit te plehrave, duke thënë se bashke me to ne Shqipëri, mund te hyjnë edhe mbetje te rrezikshme. Ambientalistet dhe mbështetës te kësaj kauze, theksuan se do te riaktivizojnë procedurat e Referendumit me firmat e mbledhura tre vjet me pare. Përfaqësues te Shoqërisë Civile, theksuan se kjo nisme ligjore e deputeteve është demi me i madh qe po i behet mjedisit dhe shëndetit te shqiptareve. Sipas tyre, plehrat e ardhura nga jashtë, nuk do te kene asnjë kontroll para hyrjes ne Shqipëri dhe çështja e parimit te mbetjeve ne qytetet shqiptare, do te lihet pas dore.