Kërkesa e PD për ÇEZ, Kuvendi kundër futjes me proçedurë të përshpejtuar- Ora News

Ora News Lajme 2015-10-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndonëse e rrudhur në votat e saj, mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demorkatike për të futur në punimet e Kuvendit me proçedurë të përshpejtuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar të cështjes së ÇEZ.
54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenim, ishte rezultati i votimit që nisma ligjore e demokratëve të ndjek proçedurën normale për diskutim dhe votim në parlament.
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishin të ndarë në votim. Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin, Petrit Vasilin, Luan Ramën, Robert Bitrin, Silva Caken, Agron Çelën, Kejdi Mehmetaj dhe Vangjel Tavon, votuan pro proçedurës së përshpejtuar për hetimin ndërkombëtar, ndërsa pjesa e tjetër e grupit parlamentar vendosi të abstenojë me përjashtim të deputetit Spartak Braho që ju bashkua socialistëve me votën kundër.
Votimi u parapri nga deklarata e dy krerëve të grupeve parlamentare PD-PS.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-e-pd-per-cez-kuvendi-kunder-futjes-me-procedure-te-pershpejtuar/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS