Ora News - Përjashtohen 6 deputetë, demokratët votojnë kundër përjashtimit të Bushatit nga Kuvendi

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Byroja e Kuvendit përjashtoi për 10 ditë nga punimet e Parlamentit 6 deputetët e opozitës dhe Ministrin Ditmir Bushati. Shkak i përjashtimit ishte sjellja e tyre gjatë seancës së të enjtes. Në të gjithë rastet kërkesa për masën është votuar me gjashtë vota pro të përfaqësuesve të mazhorancës dhe dy kundër të PD. Madje Edi Paloka dhe Florion Mima u shprehën dhe kundër masës ndaj Bushatit, ku mësohet se janë shprehur se është kryeministri Edi Rama që duhet të dënohet. Pavarësisht përjashtimit, PD dhe LSI kanë deklaruar se do të vazhdojnë bllokimin e Kuvendit deri sa Byroja të vendosë masë ndaj Ramës.

Sjellja agresive e 6 deputetëve të opozitës gjatë seancës parlamentare të së enjtes, ishte shkaku i përjashtimit të tyre për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Ky ishte vendimi i marrë prej Byrosë mbasditen e së enjtes me kërkesën e Partisë Socialiste.

Në mbledhje, dy përfaqësuesit e PD kanë votuar edhe kundër dënimit Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin, pasi sipas tyre ai që duhet larguar është kryeministri Rama.

Ndërkaq, deputetët Edi Paloka dhe Endrit Braimllari nënvizuan se protesta do të vazhdojë.
Paloka: Vendimi që pritej. U dënuan deputetët e opozitës, megjithëse ishin atje sot thjesht në një reagim krejt normal në mbrojtje të qytetarëve të burgosur të Kukësit që edhe vet Rama i ka shpallur të pafajshëm dhe në mbështetjen e kërkesës sonë logjike për përjashtimin e një kryeministri që ka fyer popullin e tij. Një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital të mashkullit ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ka ndodhur edhe me politikanin më bastard.

Ishim në mbështetje të qytetarëve kuksianë që mbrojtën të drejtën e tyre, në një Parlament ky sot pritej që të vinte Saimir Tahiri për të mbrojtur mandatin e tij, një ministër i akuzuar jo vetëm nga opozita por edhe institucione ndërkombëtare si njeriu që ka ndjekur strategjinë e Ramës për kanabizimin e Shqipërisë dhe njeriu që Rama e vendosi në krye të trafikut të drogës në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demokratet-votuan-kunder-perjashtimit-te-ministrit-bushati-nga-kuvendi

Share This Video


Download

  
Report form