Ora News - Debate për buxhetin e shëndetësisë, demokratët e votojnë kundër

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria parashikon një buxhet afër 74 mld lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. Ministrja Ogerta Manastirliu tha në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë se tre miliard lekë do të shkojnë për investime në spitale dhe rritje të pagave të personelit shëndetësor me 5% në vitin 2018.

Ogerta Manastirliu: Për shëndetësinë rritja e investimeve të brendshme dhe të huaja në total është 35% më shumë se në vitin 2017. Buxheti për 2018 do të financojë 23 mld e 785 mln lekë për programin e mbrojtjes dhe përfshirjen sociale.

Por demokratët votuan kundër këtij pr/buxheti.

Bardh Spahia: Do të mjaftonin 500 mijë eurot e skafit të Saimir Tahirit do të mund të përdoreshin për blerje ambulancash që pacientet mos të vdisnin në mes të rrugës.

Tritan Shehu: Dua që, që në fillim të diskutimit tim unë të deklaroj votën time kundër këtij buxheti.

Grida Duma: Ju e dini shumë mirë që buxheti që keni përvecse është më i ulëti në Ballkan për frymë është një buxhet që nuk përballon ndoshta as 1/5 e nevojave. Atëhere problemin e parë duhet ta keni ju!

Ogerta Manastirliu: Unë nuk vij nga politika po vij nga shërbimi që i ofrohet qytetarëve në 4 vitet e eksperiencës time në QSUT dhe e di shumë mirë si ka qenë shëndetësia. E keni shkatërruar shëndetësinë dhe shëndetësia në këto 4 vite ka treguar?ky buxhet është buxheti i përgjegjësisë ndaj qytetarëve.

Edhe LSI pati kritika në lidhje me relacionin e paraqitur.

Petrit Vasili: Në QSU-në që drejtonit ju ka pasur një Urgjencë që ka qenë më pak se skandaloze, të cilën unë nuk e kam sharrë si ministër se kisha përgjegjësinë ta përmirësoja dhe ju keni një spital urgjence dhe besoj se është më të mirin në Shqipëri dhe si model dhe si mënyrë funksionimi nuk ka të tillë as në Maqedoni etj.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/debate-buxhetin-e-shendetesise-demokratet-e-votojne-kunder

Share This Video


Download

  
Report form