http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ?Hënë e Përgjakur? e shoqëruar nga Marsi ka dhuruar një spektakël në qiejt e europes, Australisë, Azisë dhe Amerikës së jugut.
Ky është eklipsi më i gjatë i plotë i Hënës i shekullit të XXI, ndërkohë që Marsi, pothuajse shumë pranë Tokës ishte më i shndritshëm.
Sipas astronomëve në Paris, ky është një bashkim i fenomeneve të rralla dhe interesante.
Hëna mori një ngjyrë të kuqe si bakër dhe Marsi, që njihet si planeti i kuq, ishte pranë saj, shumë i ndritshëm, me një ngjyrë portokalli të lehtë.
Ky spektakël mund të shihej me sy të lirë, pa asnjë rrezik. Dylbitë, syzet dhe teleskopët mundësuan pamje edhe më të mira.
Eklipsi ishte i dukshëm, pjesërisht ose i plotë, vetëm në gjysmën e botës.
Ai mundi të shihej nga dhjetëra shtete të botës.
Fenomeni i plotë nisi në orët e pasdites dhe përfundoi vonë në mbrëmje.
Ndërkohë Eklipsi i plotë do të zgjasë një orë e 43 minuta në Amerikë, duke e bërë kështu eklipsin më të gjatë të Hënës të shekullit. Nga moment i eklipsit dhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.