Maks Velo dhuron veprat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një nga pikturat që Maks Velo realizoi në vitin 1969. Ndërsa ?Nudoja në dritare? u krijua 15 vjet më parë. Të dyja këto vepra krejtësisht të ndryshme janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare si një retrospektivë e artit të Maks Velos. E pikërisht në ditën e fundit të kësaj ekspozite, artisti ka vendosur që këto piktura t?i mbeten Galerisë së Arteve dhe jo vetëm 2, por plot 54 vepra. I lidhur fort me historinë e atyre viteve kur shteti i dogji qindra vepra, ky akt dhurimi përjetohet nga Velo si një moment çlirimi nga mllefi. Këto vepra i bashkohen fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, që sapo ka përfunduar procesin e dezinfektimit, por që prej kohësh kërkon të restaurohet dhe të ofrojë kushte më të mira për veprat e artistëve, që ashtu si Maks Velo ua dhurojnë institucioneve për t?i ekspozuar dhe jo për t?i dëmtuar. Ministrja e Kulturës Kumbaro, pranoi se ky institucion ka nevojë për restaurim dhe se një plan i tillë është gati. Një tjetër lajm i mirë për Galerinë është edhe çlirimi i saj nga ikonat e vjedhura që kishin pushtuar katin e tretë të kësaj godine, te cila tani do t?i kalojnë muzeut.

Share This Video


Download

  
Report form