http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot është dita botërore e dhurimit të gjakut. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut. Për këtë vit, fokusi i fushatës është "gjak i sigurt për të shpëtuar nënat. Shqiptarët janë ndër popujt që dhurojnë me pak gjak. Vetëm 0.9% e popullsisë është dhuruese, pra 10 ne 1 mije shqiptare prandaj spitalet gjenden përballë vështirësisë për të siguruar gjak, sidomos ne dy muajt e fundit te verës. Për këtë arsye sot edhe kryeministri Edi Rama dhe stafi i kryeministrit i janë bashkuar nismës "Dhuro gjak, shpëto jetë". "Duke qenë një dhurues gjaku i hershëm, një traditë që ne e ndërtuam në Bashkinë e Tiranës për shumë vite, besoj shumë se ky është një detyrim i të gjithëve. Të gjithë duhet ta dinë se jo vetëm nuk ka asnjë problem, por përkundrazi, bën mirë. Pra, jo vetëm bëjmë mirë, por edhe na bën mirë". Gjithashtu, Rama siguroi se nga sot, dhurimi i gjakut do të kthehet në traditë të përvitshme për institucionin e Kryeministrisë. "Në ketë holl të Kryeministrisë, ne do ta çelim këtë traditë nga sot dhe çdo vit do ta bëjmë traditë dhurimin e gjakut. Sepse, në fund të fundit, kjo Kryeministri boll ia ka bërë gjakun ujë popullit dhe është koha tani që të japë gjak nga këtu dhe jo më të derdhë gjak" Gjaku i dhuruar sot shkon në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Gjatë ditëve të javës kanë qenë disa administratat e disa prej ministrive që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të dhuruar gjak. Kjo fushatë sensibilizuese ka filluar që prej vitit 2004 dhe organizohet çdo vit në 14 qershor. Te dhurosh gjak nuk është vetëm humane, por ndihmon ne rigjenerim te tij përmes nxitjes se palcës kurrizore për me shume qeliza te reja. Një burrë mund te dhuroje pese here gjak ne vit ndërsa nje grua deri ne 4 herë.