Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Jetë paralele? është libri i cili sjell për lexuesit 106 dokumenta të kohës së komunizmit që sollën hetimin, dënimin dhe më pas burgosjen e Maks Velos.
Artisti i njohur nuk i përmban emocionet ndërsa kujton se ata që e denoncuan ishin miqtë dhe shokët e tij të afërt.
Maks Velo: Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve ka qenë një tmerr dhe kur e thoja këtë gjë mua të gjithë më dilnin kundër. Dhe tani kur lexon librin e kupton se kjo është e vërtetë. Unë mendoja se kisha shokë, kisha artistë, ata ishin përbindësha. Unë vajta të ngushëlloj Safon (Safo Marko) se i kishin arrestuar djalin, ajo raporton tek Sigurimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vajta-te-ngushelloj-safon-arrestimin-e-djalit-ajo-raportoi-tek-sigurimi-deshmi-nga-maks-velo