Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Promovohet libri i parë në llojin e vet me dëshmi reale sipas raporteve të sigurimit të shtetit që sollën dënimin e artistit Maks Velo. "Jetë paralele" është titulluar vepra që sipas redaktores sjell në ditën e botimit 106 dokumente të kohës së komunizmit. Maks Velo i emocionuar kujton se shkak për dënimin e tij u bën miqtë e tij më të afërt ndërsa kërkon vetting edhe për artistët e sotëm. Velo kundërshton edhe shembjen e teatrit.
?Jetë paralele? është libri i cili sjell për lexuesit 106 dokumenta të kohës së komunizmit që sollën hetimin, dënimin dhe më pas burgosjen e Maks Velos.
Drejtorja e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve e cilëson një kurajo të madhe botimin e këtyre dokumentave.
Genta Sula: Ata nuk kanë qenë dashamirës me ju, ju e dini vetë dhe ne e lexojmë në dokument, është kurajo e madhe që ju të përballeni dhe ti ofroni publikut këtë histori.
Artisti i njohur nuk i përmban emocionet ndërsa kujton se ata që e denoncuan ishin miqtë dhe shokët e tij të afërt.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/jete-paralele-publikohen-106-dokumente-qe-sollen-arrestimin-nga-sigurimi-te-maks-velos