Report TV - Ish-sigurimi i shtetit, dosja e parë që hapet ajo e Musine Kokalarit

Report TV 2017-03-31

Views 1

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është paraqitur sot struktura e Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ishte i pranishëm Niko Peleshi, Erion Veliaj, deputetë dhe ambasadorë.

Zëvendës kryeministri Peleshi u shpreh se borxhi ndaj ish të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit nuk mund të shlyhet kurrë por ai deklaroi se qeveria ka marrë masa si asnjëherë më parë ndërsa po aplikon dëmshpërblimet.

Ai shtoi gjithashtu se Qeveria ka mbajtur premtimin kur ndërtoi Bunk?Art 2 në qendër të Tiranës, muzeun që nderon dhe kujton viktimat e komunizmit.

?Ngritja e kësaj qendre të re kombëtare për dosjet e ish-sigurimit është një premtim i mbajtur i qeverisë sonë. Ndërsa ne kemi një borxh që nuk mund ta shlyejmë përjetë ndaj ish-të përndjekurve dhe të persekutuarve kjo qeveri ka dëmshpërblyer dhe po i shpërblen ata si kurrë më parë. Premtim i mbajtur është edhe ngritja e Bunk?Art 2 në qendër të Tiranës, muzeu që na njeh me diktaturën mizore për të kujtuar dhe nderuar viktimat e komunizmit si dhe muzeu në Shkodër?, tha Peleshi.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS