11 persona kanë humbur jetën në muajin korrik për shkak të aksidenteve rrugore, ndërkohë që 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ardhja e emigrantëve dhe turistëve ka sjellë rritjen e numrit të aksidenteve në vend, prandaj Policia Rrugore u bën apel qytetarëve që të kujdes kur ecin në rrugë.
Por nga shifrat që Report TV ka marrë nga Policia Rrugore, rezulton se ka një ulje të numrit të aksidenteve në muajin korrik 2018, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë 11 persona të vdekur nga aksidentet më pak se në 2017, si dhe 36 persona të plagosur rëndë, më pak.