LEZHË- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang të Rubikut.
Si pasojë e aksidentit dy persona të identifikuar si Jak Syla, 63 vjeç dhe Myftar Kovaçi, 52 vjeç kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërsa në vendngjarja kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga hetimet paraprake dyshojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.