Ora News - Punonjësit e Policisë Bashkiake i bashkohen thirrjes së Presidentit për të dhuruar gjak

Ora News Lajme 2018-07-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas stafit të Bashkisë së Tiranës, edhe punonjësit e policisë bashkiake i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak për të gjithë ata persona që kanë nevojë.

Nisma u përshëndet edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo iniciativë fisnike dhe se dita e sotme është një provë e sinqertë e angazhimit në shërbim të qytetarit.

Veliaj: ?Jam shumë krenar për të gjithë kolegët e Policisë Bashkiake. Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo nismë fisnike, për të dhënë një kontribut të prekshëm për qytetarët. Policia Bashkiake i është përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës, siç i përgjigjet thirrjes së çdo qytetari që ka nevojë për Policinë Bashkiake. Këta punonjës bëjnë një nga punët më të vështira, më delikate, që kërkon shumë nerva e durim. Sikur një ditë të mos jetë Policia Bashkiake, rikthehet Kandahari që kemi pasur. Për një institucion, i cili është kaq shumë në vëmendje të publikut, besoj se dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë është prova më e sinqertë e këtij angazhimi?.

Veliaj kërkoi që shembullin e Bashkisë së Tiranës ta ndjekin edhe bashkitë e tjera në vend, ndërsa u bëri thirrje dhe qytetarëve ti bashkohen nismës së Presidentit.

Veliaj: "E shfrytëzoj këtë mundësi t?i bëj thirrje jo vetëm policëve bashkiakë dhe bashkive të tjera, por çdo institucioni jashtë Tiranës, që të trokasë në derën e Kryqit të Kuq, të jenë pjesë e kësaj aleance, dhe teksa njerëzit kthehen nga pushimet, qoftë edhe për rigjenerimin fizik të trupit, dhurimi i gjakut është një kauzë që ndihmon jo vetëm atë që po merr gjakun e dhuruar, por edhe atë që e dhuron. Ndaj, i bëj thirrje qytetarëve që t?i bashkohen aleancës së shpallur nga Presidenti për dhurimin e gjakut, sepse është ndoshta mundësia më e mirë se si dhjetë minuta dhe disa mililitra gjak, mund të shpëtojnë jetën e një njeriu, që nesër mund të ndryshojë realitetin në këtë vend?.

Kryeinspektori i Policisë Bashkiake së Tiranës, Ermal Kapllani, shprehu vullnetin e punonjësve të këtij institucioni për të dhuruar gjak dhe u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/punonjesit-e-policise-bashkiake-i-bashkohen-thirrjes-se-presidentit-te-dhuruar-gjak

Share This Video


Download

  
Report form