Sandër Lleshaj takim në Dropulli, thirrje të rinjve të minoritetit grek që t’i bashkohen policisë

Report TV 2019-01-25

Views 3

Në bashkinë e Dropullit u zhvillua sot një takim llogaridhënës për parandalimin e krimit. Në takim kanë qënë të pranishëm ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Prefekti i Qarkut, përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe zv.ambasadorja e Holandës në Tiranë.

"Ne duhet që Policinë ta konsiderojmë si Policinë tonë. Dhe ka shumë mënyra për t?u afruar me policinë. Së pari, duhet që vetë Policia ta fitojë besimin e qytetarëve, duhet që ajo ta bëjë hapin e parë. Por, duhet që edhe qytetarët të mundohen të gjejnë tek Policia një partner të tyre. Unë besoj se rruga më e mirë për ta bërë këtë dhe, këtu gjej rastin për ta përsëritur këtë thirrje, është që ne duhet t?i shohim djemtë dhe vajzat e minoritetit grek pjesë të Policisë tonë. Do të ishte një investim i madh për Policinë e Shtetit tonë, por dhe për miqësinë tonë, edhe për marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve, që pjesëtarë të minoritetit etnik grek të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit tonë", tha ministri Lleshaj.

Banorët vlerësuan nismën si një platformë e mirë komunikimi dhe për rreth 2 orë i drejtuan pyetje panelit si dhe ngritën shqetësime, që hasin në jetën e përditshme. Bashkia e Dropullit, e banuar kryesisht nga minoriteti grek, ka në përbërje 41 fshatra. Për tu përmendur është edhe fakti që zona e Dropullit ka një nivel kriminaliteti ndër më të ulëtit në qark.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS