Në Vetting kryetari i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori

RTV KLAN 2018-07-20

Views 0

Pas shkarkimit të 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikikimit ka qenë radha e kryetarit të kësaj gjykatë të dalë para Vettingut. Sipas komisionit, Xhezair Zaganjori nuk justifikon pasurinë e tij, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk ka burime të ligjshme të parave për blerjen e disa pasurive.

Gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë ka shmangur detyrimet tatimore. Relatorja e çështjes sqaroi se apartamentin me sipërfaqe 293 metra katror në Tiranë, Zaganjori në kontratën e blerjes të nënshkruar pranë noterit ka dekalruar se vlera është 500 mijë lekë. Por Zaganjori tha se në truallin e familjarëve të gruas së tij është ndërtuar një pallat 5-katësh dhe në vitin 2001 bëri regjistrimin në hipoteke, duke deklaruar  shifrën e 500 mijë lekëve. Gjithashtu sipas KKP shpenzimet e djalit të gjyqtarit të cilat janë përdorur për shkollim ne Angli kanë mospërputhje në vlerën e 12 mijë paundëve si dhe disa llogari bankare nuk justifikohen.

Më herët komisioni zhvilloi një seancë edhe për prokuroren Rovena Gashi. Ajo kishte zgjedhur të mos ishte në sallë, por edhe të mos përfaqësohej me avokat. Ajo i kishte dërguar pretendimet e saj me shkrim.  Sipas Gashit, ? e cila aktualisht është pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie ? Komisioni e ka marrë vendimin 8 muaj më parë dhe se procesi është i paravendosur. Gashi thotë se këto seanca janë kthyer në një arenë diskreditimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor. Sipas trupës Gashi nuk justifikon blerjen e dy apartamenteve në Tiranë dhe Durrës. Ndërsa babai ka në pronësi 16 apartamente.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form