Vettingu konfirmon në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori

Report TV 2018-07-24

Views 0

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë Xhezair Zaganjorin. Sipas KPK, Zaganjori ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit. Kryetari i Gjykatës së Lartë nuk ishte i pranishëm në seancën e Komisionit, ndërsa e pranishme ishte këshilltarja.

Trupa, pasi mori në shqyrtim dokumentacionin, kreu një hetim të thelluar administrativ dhe vendosi konfirmimin në detyrë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Vendimi i arsyetuar pritet që të publikohet në faqen zyrtare të KPK pas 15 ditëve. Aktualisht Gjykata e Lartë është me vetëm 6 anëtarë, ndërsa në ditët në vijim pritet që të kalojnë në filtër edhe anëtarët e tjerë.

Share This Video


Download

  
Report form