Ora News - Opozita kritika për punën e Ministrisë së Diasporës

Ora News Lajme 2018-07-18

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita u shpreh kritike për punën e Ministrisë së Diasporës përgjatë vitit 2017. Deputetja demokrate Rudina Hajdari, e vetmja përfaqësuese e opozitës që ishte e pranishme në seancën dëgjimore me Ministrin Majko në komisionin e Jashtëm, u shpreh se puna e kësaj ministrie është e papërfillshme dhe nuk ka realizuar asnjë ngaa pritshmëritë.

Majko nuk kishte një përgjigjë për demokraten, por ishte kryetarja e komisionit Mimi Kodheli që me nota humori u shpreh se këtë vit do të ketë më shumë rezultate nësë Majko do të jetë ende në detyrë. Siç është paralajmëruar më parë, në shtator do të zhvillohet dhe asambleja e PS, ndërsa kryeministri Rama ka paralajmëruar analizë të ministrave në vjeshtë

Rudina Hajdari: Diaspora ka nevojë të bashkëpunojë më shumë me qeverinë shqiptare. E shikoj këtë vit si një vit që nuk është bërë asgjë.

Mimi Kodheli: Pa dyshim që ndaj të njëjtin mendim me zonjën Hajdari. Do të vijë një vit më prapa, uroj që ministër të jetë po zoti Pandi.

Ministri Majko në fjalën e tij vuri në dukje problemet me të cilat përballet diaspora shqiptare, si propblemi i pashtetësisë apo vota e diaspores.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-kritike-punen-e-ministrise-se-diaspores

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS