Nëse krimet e së shkuarës harrohen, ato mund të përsëriten. Por, nismave që kanë marrë jetë për hapjen edhe zbardhjen e dosjeve në Shqipëri tyre u shtohet edhe një platformë digjitale ?Kujto.al?. Kjo platformë synon zbulimin e krimeve, nëpërmjet angazhimit qytetarë. Historiani çek Pavel Zaçek, kërkuesja shkencore Lori Ami, historiani Uran Butka, shkrimtari Agron Tufa edhe ideatori dhe themeluesi i ?Kujto.al? Agron Shehaj flasin për punën, që duhet bërë, që brezat që do të vijnë të mësojnë të vërtetën e diktaturës komuniste.
Historiani çek Pavel Zaçek rrëfen sesi u hapën dosjet në Çeki. Lori Ami, kërkuese shkencore për krimet e komunizmit në Shqipëri mendon se po jetojmë në një kontekst kulturor, që njerëzit janë të mbyllur, prandaj për këtë duhet bërë më shumë. Historiani Uran Butka flet sesi kujtesa edhe moskujtesa në shoqërinë tonë kanë dëmtuar të vërtetën. Agron Shehaj, ideator dhe themelues i ?Kujto.al?.