Report TV - Nishani: Sot duhet të angazhohemi në hetimin e krimeve të komunizmit

Report TV 2016-05-16

Views 0

Në 25-vjetorin e Shoqatës së të Burgosurve politikë në Shqipëri, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se shqiptarët dhe institucionet shtetërore duhet të angazhohen në betejën për hetimin e krimeve të komunizmit.

?Ju ftoj që të bëjmë atë që se kemi bërë. Që nuk kemi vendosur fort në përballejn e modelit të diktaturës, modelin e vlerave dhe rezistencës. Nëse në njërën anë, Shqipëria dhe shqiptarët u ndesh me krimet e komunizimit, burrat dhe gratë më të mencura të këtij vendi, bënë dhe ata historinë e tyre, hitori që duhetr të vendoset në piedestalin që meriton. Shqiptarët sot, institucionet, ju që jeni pjesa më aktive në dimensionin e rezistencës, kemi përgjegjësinë që jo vetëm të mos harrojmë port ë angahzohemi në betejën për të hertuar krimet e komunizmit. Përgjegjëisa më e madhe qëndron në ridimensionimin e figurës së atyre.? tha presidenti.

Në fjalën e tij të rastit, Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehu mbështetjen e institucionit që drejton ndaj të përndjekurve politik.

?Dëshiroj t'iu garantoj se jam sot këtu për të sjellë në mesin tuaj në shenjë nderimi dhe vlerësimi institucionin e Presdientit. Për të sjellë në shenjë reflektimi dhe angazhimi institucionin e Kreut të Shtetiti dhe për të ndarë me ju atë nevojë të mahde në ruajtjne dhe mbajtjen gjallë të memories sonë historike, të përpjekjeve, sakrificave dhe rezistenvës. Dua të falenderoj ato burra dhe gra që kanë bërë prpjekjet maksimale, përpjekje dinjitoze qytetare, patriotike për të mbajtur gjallë jo vetëm përplasjen e madhe që antikomunistët patëm me sistemin me të egër, por njëkohësisht për të mbajtur gjallë atë që iahte simboli dhe thelbi i tërë asaj rezistence, mospajtimin dhe kundërvënien ndaj padrejtësisë, ndaj dhunës, izolimit, varfërisë,? tha Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form