Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dëshmitarët e krimeve të komunizmit po humbasin. Kështu u shpreh Luljeta Lleshanaku Drejtorja e Studimeve pranë Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. E ftuar në studion e lajmëve në Ora News ai tha se si pasojë e krijimit me vonesë të këtij instituti nuk po arrijnë që të marrin dot dëshmitë e të mbijetuarvë nga komunizmi.
Luljeta Lleshanaku solli shembullin e kënetës së Maliqit apo të kampit të Tepelenës, dëshmitarët e të cilëve janë shumë të paktë.
Luljeta Lleshanaku: Ky institut është krijuar shumë vonë, sepse ne po humbasin dëshmitarët. Llogariten që një nga momentet më dramatike të persekutimit komunist ka qenë këneta e Maliqit. Të burgosurit kanë qenë ata që punuan për tharrjen e kënetës së Maliqit. Të burgosurit ishin të parët që punuan për tharrjen e kënetës së Maliqit. Por atje ka qenë trajtimi më mizor për 47 vjet. Dmth atje janë varrosur njerëzit të gjallë në baltë, janë shumë dëshmi mbi personat me emër, si edhe mbi persekutorët. Tani është e pamundur të gjejmë dëshmitarë, pra vuajtës të kënetës së Maliqit, sepse ata dy vjet që janë, janë mbi 90 vjeç. Po ashtu po humbasin edhe dëshmitarët e kampit të Tepelenës, që ka qenë një kamp deportimi, pra kamp internimi me tela. Një nga kampet më të tmerrshme! Po i humbasim gradualisht, sepse bëjmë llogaritjen që sa viten kanë kaluar nga ngjarja, duke i shtuar edhe faktin se pjesa më e madhe kanë emigruar dhe emigrojnë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lleshanaku-po-humbasin-deshmitaret-e-krimeve-te-komunizmit