Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga sheshi "Skënderbej", finalen e Kupës së Botës e ka ndjekur edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me ambasadoren e BE, Romana Vlahutin.
Në një prononcim për Ora News, Veliaj tha se tifoz ishte me Anglinë, por në finale nuk ishte me fituesin, por me skuadrën humbëse të Kroacisë.
Veliaj: Në kampionat isha me Anglinë, kurse në këtë ndeshje isha me Kroacinë. Kështu që të mos bëhem politikan dhe të them që isha me fituesin, unë nuk isha me fituesin.
Por kryebashkiaku kishte një arsye që të ishte i lumtur për fitoren e Francës.
Veliaj: Për një burrë është shumë e rëndësishme që gruaja të jetë e kënaqur. Gruaja ime ka jetuar në Francë, ka studiuar në Francë dhe ishte me Francën. Kështu që minimalisht si një tifoz që nuk fitoi ekipi i vet do kthehem në shtëpi në një grua të lumtur ku fitoi ekipi i saj. Kështu që Ajola është e lumtur që fitoi Franca dhe unë jam OK.
Ai tha se në një kompeticion madhështor siç është Kupa e Botës nuk ka rëndësi sa komb i madh je.
Veliaj: Shembulli i Kroacisë ishte një shembull fantastik, do të thotë që nuk ka rëndësi sa i madh është vendi si sipërfaqe. Populli më i madh dhe me sipërfaqe më të madhe ishte Rusia, që patjetër bëri një organizim fantastik, por nuk doli në finale. Kurse kombi më i vogël ishte Kroacia, që mundi Rusinë dhe të tjerët.
Veliaj tha se shembulli i Kroacisë duhet të frymëzojë Shqipërinë.
Veliaj: Në shqiptarët e kemi treguar kur punojmë si skuadër jo vetëm në futboll, por në çdo fushë ne bëjmë mrekullira dhe shembulli i Kroacisë duhet në frymëzojë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/franca-kampion-bote-veliaj-ora-news-une-nuk-isha-me-fituesin