Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që do të marrin pjesë në maratonën që do të mbahet këtë të dielë në tiranë nën certifikimin e organizatave botërore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët e Maratonës për detajet e fundit të aktivitetet që është sa sensibilizues aq edhe promovues i kryeqytetit.
Veliaj: Maratonë e fokusuar tek qyteti. Kjo do të thotë që do të jetë aksi i bulevardit ?Dëshmorët e Kombit?, ?Zogu i Parë? I gjithë rrethrrotullimi i Unazës së Vogël me një hyrje në Bllok në rrugën ?Ibrahim Rugova?, pastaj pranë Gardës për t?u rikthyer sërish tek sheshi ?Nënë Tereza?, që janë fillimi dhe fundi i maratonës. Për vrapuesit profesionistë do përdoret edhe aksi i rrugës së Kavajës.
Por maratona ka edhe ndikim në ekonominë e Tiranës.
Veliaj: Ne jemi në një situatë sot ku çdo shtrat hoteli është i rezervuar në Tiranë. Në këtë sens është diçka e mirë edhe për ekonominë e qytetit. Dua t?u bëj thirrje të gjithë restoranteve, bareve e lokaleve që të jenë mikpritës e të prezantohemi sa më mirë. Ne kemi për herë të parë 660 vullnetarë.
Veliaj bëri të ditur se ndryshe nga një vit më parë, maratona do të jetë krejtësisht urbane, ku do të përshkruajë rrugët kryesore të qytetit. Ai theksoi se ajo do të zhvillohet në 4 kategori, duke filluar nga profesionistët, amatorët dhe personat me aftësi ndryshe, çmimet inkurajuese për fituesit janë 3 fishuara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maratona-e-tiranes-veliaj-mirepresim-2500-vrapues-nga-40-vende-te-botes/