Report TV - Forumi i arkitekturës në Milano, Veliaj: Tirana shembull për nismat gjelbëruese

Report TV 2018-05-28

Views 0

Në ditën e dytë të vizitës në Itali, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në forumin e arkitekturës dhe urbanizmit në Milano, i organizuar nga fondacioni ?Giangiacomo Feltrinelli?, ku morën pjesë arkitektë, urbanistë dhe ekspertë të mjedisit nga disa vende të botës.

Kryebashkiaku Veliaj gjeti rastin të prezantonte ndryshimin që po pëson Tirana dhe vlerësoi se në këto tre vjet, pavarësisht mundësive financiare, por falë angazhimit të qytetarëve dhe ideve inovative, kryeqyteti shqiptar po cilësohet sot si një nga qytetet që duhet marrë shembull për nismat e gjelbërimit.

Ishte një mundësi fantastike për të treguar historinë e suksesit të Tiranës. Më vjen mirë që sa herë flitet për qytetet e gjelbra dhe cili është qyteti që ka arritur të gjelbërohet, duke mobilizuar qytetarët në mbjelljen e pemëve dhe hapësirat e gjelbra, Tirana është emri i parë që përmendet.

Ishte një mundësi e mirë për të treguar se si edhe në qytetet si Tirana, me mundësi modeste dhe buxhete të vogla, mobilizimi i njerëzve të thjeshtë, disa herë i fëmijëve, të moshuarve, i familjarëve, i atyre që ndoshta s?kanë mundësi financiare, por që duan të lënë një shenjë në qytet, qoftë duke mbjellë një rrënjë peme, ka bërë ndryshimin në Tiranë.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Share This Video


Download

  
Report form