Kalaja e Tiranes kthehet në zonë pedonale

RTV KLAN 2018-07-15

Views 3

Një tjetër hapësirë në funksion të turistëve vendas e të huaj pritet t?i shtohet kryeqytetit pas sheshit ?Skënderbej? dhe Pazarit të ri.

Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re pedonale që do t?i kthehet qytetarëve së saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin e artizanisë, kulturës dhe artit.

Punimet që po kryhen në brendësi të mureve të kalasë u inspektuan nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u shpreh i bindur se ky projekt do të jetë xhevahiri i radhës për Tiranën.

?Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë dhe pa histeri e kemi kthyer ?çarshinë? e kalasë së vjetër të Tiranës në një kantier, i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale të ngjashme e ndoshta edhe më të mirë sesa Pazari i Ri", u shpreh Erion Veliaj.

Në të njëjtën rrugë, por vetëm pak metra larg saj ndodhet edhe Teatri Kombëtar. Pavarësisht debateve që e shoqërojnë projektin e ri, Veliaj tha se shtëpia e re e artistëve do të jetë pjesë e një suksesi që do ofrojë kushte e standarte moderne.

?Jam shumë i lumtur që pak metra nga teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen. Pra, çfarë realisht ka vlerë për t?u ruajtur, si muret e kalasë, patjetër që ruhet dhe përmirësohet; çfarë është realisht e ndërtuar si diçka e përkohshme ka nevojë të bëhet e re, që të ketë jetë të gjatë sa muret e kalasë, por të ndërtohet që në fillim si teatër për Tiranën e 100 viteve që vijnë", shtoi kryebashkiaku.

Kalaja e rinovuar pritet të jetë gati brenda pak javësh dhe për kryetarin e Bashkisë së Tiranës kjo hapësirë e re në kryeqytet do të krijojë mundësi punësimi dhe të bërit biznes.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form