Ora News - Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale

Ora News Lajme 2018-07-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale, ku bashkia parashikon edhe zhvillimin e aktiviteteve artizanale dhe të kulinarisë. Teksa inspektoi ndërhyrjen në këtë hapësirë, Veliaj tha se e vjetra e qytetit ruhet vetëm kur ka vërtetë histori.
Kalaja e vjetër e Tiranës do të jetë pedonale. Projekti i bashkisë së Tiranës synon që ajo t?i kthehet qytetarëve të saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit.

Në këtë mënyrë ajo do të kthehet në zonën e tretë pedonale pas sheshit ?Skënderbej? dhe Pazarit të Ri.
Veliaj: ?Dua t?u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një ?tis? të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës?.

Veliaj e shfytëzoi këtë inspektim për të dhënë dy qëndrime të tij në kohën kur debati për teatrin dhe PPP është i ndezur.

Sipas kryebashkiakut, e vjetra do të ruhet në Tiranë kur përcjell histori dhe se projekti i ndërhyjes në kala është shembull tjetër i suksesit që mund të ketë bashkëpunimi mes privatit dhe publikes.
Veliaj: ?Për të gjithë ata njerëz që kanë alergji nga fjala partneritet publik-privat, duhet të vijnë të shohin këtë pjesë të Kalasë së Tiranës, ku pronarët origjinalë, pra familja Toptani, me qeverinë lokale dhe qendrore, bashkëpunojnë në këtë partneritet publik-privat, që pronën e tyre private ta vënë në shërbim të publikes, si një mjedis për kulinari për gatimet shqiptare, për artizanët, për art dhe kulturë, si një mini-pallat pionerësh për kurse dhe muzikë, e për të ruajtur traditën tonë dhe një hapësirë fantastike midis Tiranës moderne të kullave, të shumëkatësheve ultramoderne, me Tiranën tradicionale. Pra, çfarë është për të ruajtur të ruhet dhe t?i kthehet publikut!?

Kryebashkiaku përsëriti qëndrimin e tij se teatri me projektin ambicioz do të jetë sukses për kulturën dhe spektatorët.

Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që pak metra nga Teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen. Pra, çfarë realisht ka vlerë për t?u ruajtur, si muret e kalasë, patjetër që ruhet dhe përmirësohet; çfarë është realisht e ndërtuar si diçka e përkohshme, ka nevojë të bëhet e re, që të ketë jetë të gjatë sa muret e kalasë, por të ndërtohet që në fillim si teatër, për Tiranën e 100 viteve që vijnë.

E ardhmja e këtij qyteti nënshkruhet nga njerëzit punëtorë, nga ata që flasin pak, por që bëjnë shumë punë, nga ata njerëz që nuk japin mend si gjithologë për çdo temë, por që përveshin mëngët, i shtrohen punës dhe pa u rënë shumë borive, prodhojnë xhevahire siç do të jetë Kalaja e rinovuar e Tiranës?.

Për më shumë lexoni në:
http://...

Share This Video


Download

  
Report form