Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teatri i hapur i Tiranës është skena e Kadri Roshit, Roza Anagnostit, Reshat Arbanës, Sandër Prosit, Pavlina Manit e dhjetra aktorëve të tjerë që bëjnë historinë e kinematografisë shqiptare.
Regjisorët vunë në skenë filma "Fije që priten", "Hije që mbeten pas", "Tela për violinë" "Stolat në park".
Është teatër me 44 vite histori nga ngjitja e aktorëve të parë, por i projektuar edhe më heret.
Në sistemin komunist, ka patur një projekt për të gjithë kompleksin e kodrave të liqenit, për mënyrën se si ai do të zhvillohej artistikisht. Idetë e para për ndërhyrjet në të, por në përputhje me ideologjinë dhe parimet komuniste dhënë nga arkitektja Valentina Pistoli në 1957 dhe u ndoq nga një grup inxhinierësh bullgarë të kryesuar nga arkitekti Zheko Zhikov në 1961.
Por kjo ishte kohë kur marrëdhëniet mes shteteve komuniste ndërtoheshin dhe ndërpriteshin, duke i dhënë fund edhe projekteve të përbashkëta të nisura në fushën e industrisë, infrastrukturës apo edhe në atë artistike. Nga prishja e marrdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik, dhe largimin e të gjithë atyre inxhinerëve, arkitekteve që punuan në projekte të rëndësishme, edhe teatri mbeti një ide në letër.
Pas largimit të bullgarëve, Byrosë së Projektimit në Komitetin Ekzekutiv, iu kërkua me ngulm nga Enver Hoxha ngritja e një kinoteatri në Parkun më të madh që rrethon qytetin. Në vitin 1973, inxhinieri Temo Vito mori detyrën e projektimit për një teatër të hapur, që më pas do të shërbente për xhirimin e filmave dhe aktiviteteve të ndryshme nën ideologjinë e kohës.
Inxhinerit Temo Vitos iu kërkua që objekti të merrte parasysh gjelbërimin e zonës, pjerrësinë natyrale të kodrinës dhe ruajtjen e të gjithë strukturës së tokës.
Në atë kohë vendimet merreshin pa konsultime publike, por në ato pak informacione që gjendet për këtë vepër thuhet se ishin shqetësim disa ullinj shekullorë, që në kufijtë e bestytnisë apo dëshirës për ti ruajtur, u punua fuqimisht që ata të zhvendoseshin në vend që të priteshin apo të shkatërroheshin.
Teatri i Tiranës u inaugurua në pranverën e vitit 1974. Ashtu siç mund të ishte një teatër kishte skenë me hapësirë të mjaftueshme, podiumin, dhomat e zhveshjes së artistëve, sallën teknike nga ku projektohet në skenë.
Me përmbysjen e regjimit komunistë në vitet 90, ashtu siç ka ndodhur edhe në vepra të tjera, kino-teatri e humbi rëndësinë e tij.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/speciale-e-ora-news-teatri-i-hapuri-i-tiranes-i-kthehet-publikut