Vettingu, Tom Ndreca nuk bind me pasurine

RTV KLAN 2018-07-13

Views 0

Tom Ndreca gjyqtari i Gjykatës së Lartë është i treti nga kjo trupë që del para Vettingut.

Gjyqtari sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit(KPK) nuk justifikon pasurinë në vlerën e 1,3 milionë lekeve.

Por Ndreca e kundërshtoi këto dyshime me arsyetimin se të ardhurat e tij nuk janë llogaritur mirë. Si argument ai solli faktin qe nga viti 1980 punon së bashku me familjarët e tij.

Sa i përket pastërtisë së figurës, rezulton se gjyqtari ka pasur kontakte me një person me precedent penale, i cili në fakt është kunati i tij.

Në vitin 2011 shtetasi me inicialet N. Gj është arrestuar, pasi është kapur me 0,44 gramë hashash. Në atë kohë Prokuroria e Shkodrës pushoi hetimet pasi droga ishte për përdorim personal. Ndërsa një sasi prej 6 kilogramësh që u gjet në banesën e këtij personi u faktua se nuk ishte e tij. Por Ndreca dhe avokatja e tij ka një tjetër version. Sipas tyre KPK po bën interpretim të gabuar të ligjit, pasi ky person është i pafajshëm, pasi çështja penale u pushua. Vendimi për Ndrecën pritet të lexohet në datën 17 Korrik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS