Pedagogu: Efekti i reformave "Ku thërret qameti", programimi për studentët me laps e letër

Report TV 2018-07-13

Views 0

Të qenurit dembelë apo punëtorë është një debat që zhvillohet shpesh. I tillë ishte edhe ai mëngjesin e sotëm në emisionin ?Rrëze Dielli? në Report Tv. Rezart Prifti, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës e shikon këtë çështje në dy aspekte. Së pari si përqasje kulturore dhe së dyti në aspektin e edukimit. Sipas tij në tregun tonë të punës është e vështirë të gjesh punonjës të mirë e profesionistë , nisur kjo edhe nga mungesa e koordinimit mes vendeve të punës dhe atë se çfarë ofrojnë bangat e universiteteve. Prifti sqaron se biznesi sot e vlerëson një person të aftë, por është e vështirë të gjesh një të tillë, kur ende sot i çon studentët në fakultet dhe i bën programim me laps e letër.

Sot ka ndryshuar ekosistemi në biznes. Çdo biznes i mirë, kur sheh një të talentuar më beso që e vlerëson dhe nuk e lë të ikë, qoftë ky programues, dizajner. Por është e vështirë .Në momentin që i çon në Universitet studentët dhe i bën programim me laps e letër. As unë se besoja, semestrin e kaluar e mora vesh.

Share This Video


Download

  
Report form