Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim 23 studentët ekselentë të punësuar në administratë, në strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet platformës ?Punë të Mbarë?.
?Në kuadër të ?Paktit për Universitetit? po zbatohet një procedurë e re, e cila mbështet studentët ekselentë në të gjithë sektoret. Ju keni zgjedhur të punoni në struktura shumë të rëndësishmë si Ministria e Shëndetësisë apo dhe një strukturë e re si Operatori i Kujdesit të Shërbimit Shëndetësor? ? ka thënë ministrja në takim me studentët ekselentë
Manastirliu ka theksuar se ?Pakti për Universitetin? i shpallur nga Kryeministri nuk mbeti në letër.
?Unë jam e kenaqur që na vijnë më të mirët, por më të mirët janë ata që sjellin dhe ndryshime. Ju do të sillni një frymë të re brenda strukturave të administratës. Gjithçka ju sillni, por edhe eksperiencën që do të gjeni në administratë, do të mundësojnë të përparojmë në objektivat e vendosur si në sektorin e shëndetësisë ashtu dhe të çështjeve sociale, për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, për të përmirësuar shërbimin për qytetarët? ? është shprehur Manastirliu.
23 studentë ekselentë u punësuan me portalin ?Punë të Mbarë?, dhe do të jenë pjesë e administratës së sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet, në strukturat qendrore dhe vendore.
Studentët kanë tashmë një kontratë 1-vjeçare me institucionin që kanë përzgjedhur. Të punësuarit në pozicione të shërbimit civil, pas një viti mund të konkurojnë për tu bërë pjesë e shërbimit civil sipas rregullave të legjislacionit të shërbimit civil, ndërsa të punësuarit në institucionet në të cilat marrëdhëniet e punës rregullohen me kod pune, mund të vazhdojnë të punojnë në të njëjtat pozicione pune, pas këtij viti të parë.