Ora News - Ndotja e Kune Vainit, prefekti i Lezhës kërkon thellimin e hetimeve për përgjegjësitë

Ora News Lajme 2018-07-11

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prefekti i Lezhës kërkon hetime të thella për ndotjen që përfshiu pak ditë më parë bregdetin e Kune Vainit dhe nxjerrjen e përgjegjesve para drejtësisë. Për situatën të cilësuar të prapranueshme në mes të sezonit turistik, Policia ka proceduar disa persona, mes të cilëve edhe punonjës të institucioneve që kanë për detyrë të monitorojnë bregdetin. Shkak për ndotjen dyshohet se u bë hapja e një kanali që lidh lagunën me detin, që me urdhër të autoriteteve do të mbyllet.

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë që të thellojnë hetimet në lidhje me ndotjen që ju shkaktua bregdetit të Kunë-Vainit, pak ditë më parë.

Gjatë takimit me Komitetin Rajonal të Zhvillit të Turizmit, Prefekti Prendi tha se situata e krijuar ishte papranueshme, ndaj personat përgjegjës duhet të përballen me ligjin.

Kryebashkisku i Lezhës, Fran Fran Frrokaj, tha se nga verifikimet ka rezultuar se shkak i ndotjes është bërë hapja e kanalit që lidh detin me lagunen, ndaj ka kërkuar mbylljen sa më parë të këtij kanali.

Në lidhje me ndotjen e bregdetit në Kune-Vain, policia proçeduar penalisht disa persona mes tyre dhe punonjes të disa insitucioneve, që kanë për detyre monitorimin e bregdetit.

Por Drejtori i Agjensise se Zonave të Mbrojtura, Pjeter Toni, e ka quajtur absurditet shoqërimin në polici të punonjesve të institucionit që ai drejton në lidhje me ndotjen që përfshiu bregdetin e Kune Vainit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndotja-ne-kune-vain-frrokaj-kerkon-mbylljen-e-kanalit-qe-lidh-lagunen-me-detin

Share This Video


Download

  
Report form