Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për identifikimin e shkaktarëve të ndotjes së bregdetit në zonen e Kune-Vainit.
Sipas burimeve shkak i ndotjes është bërë hapja muajt e fundit e një kanali të ri për lidhjen e lagunës me detin, ndërsa bëhet e ditur se personat përgjegjes do të përballen me ligjin.
Gjon Gjoni: "Mendohet se janë tre persona të cilët janë indetifkuar dhe po punohet për të gjetur vendodhjen e tyre dhe arsyet që i kanë çuar ata në krijimin e kësaj situate."
Ndërkohë edhe në Prefekturën e Lezhës, thonë se janë të angazhuar për ti dhënë zgjidhje sa më parë problemit që ndoti bregdetin e Kune Vainit
Specialisti Sektorit të Kopetencave Vendore në Prefekturen e Lezhës, Gjon Gjoni thotë se për çështjen në fjalë është ngritur një grup i posacëm pune
Gjon Gjoni: "Gjithsesi unë mendoj që kjo ka kërkuar një monitorim më serioz nga autoritet përgjegjëse që merren me administrimin edhe të lagunës edhe të ruajtjen e ekuilibrave në lëizjen drejt lagunës."
Prej tre ditesh Bashkia Lezhë ka angazhuar punëtore e mjete për pastrimin e zonës së ndotur në Kune-Vain, ndërsa është bllokuar menjëherë kanali që lidh lagunën me detin.
Ndotja e krijuar prej më shumë se dy javesh solli largim e pushuesve nga kjo zonë turistike, duke dhënë një ndikim mjaft negativ për turizimin në pikun e sezonit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndotja-ne-kune-vain-policia-e-lezhes-nis-hetime-shkaktaret-e-fenomenit